Lajme

Hoti numëron dëmet: Një qeveri normale nuk do t’ia bënte këto Kosovës

07/17/2023 18:55
nga:G B

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosovës po i bëhen shumë dëme nga qeveria, derisa Kosova u përjashtua nga ushtrimet e përbashkëta me NATO-n, iu vendosën sanksione nga BE dhe Kosova vendosi vetë të mos merr pjesë në takimin lidhur me Procesin e Berlinit, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se një qeveri normale dhe e angazhuar për integrim euro-atlantik të Kosovës, nuk ia bën Kosovës këto dëme.

Postimi i tij i plotë:

E përjetuam kohën kur:

– Kosova përjashtohet nga ushtrimet e përbashkëta me NATO-n,

– Kosovës i vendosen sanksione nga Bashkimi Evropian dhe

– Kosova vendos vetë të mos merr pjesë në takimin lidhur me Procesin e Berlinit.

Një qeveri normale, e angazhuar për integrim euro-atlantik të Kosovës, nuk ia bën Kosovës këto dëme.