Lajme

Hoti: Nuk ka asnjë punë që është realizuar nga kjo qeveri

10/18/2024 20:39
nga:Y I

Ish kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka analizuar në detaje premtimet ekonomike të qeverisë Kurti, ku sipas tij shumica absolute e këtyre premtimeve nuk janë realizuar.

Ai përgjegjëse për këtë ka bërë dy partitë që udhëheqin me qeverinë, LVV dhe Listën GUXO.

“Është marrëveshje për bashkë qeverisje dhe të dyja janë përgjegjë se për këtë katrahur ekonomike”, ka thënë Hoti.

Në anën tjetër ish kryeministri Hoti ka thënë se për gjatë këtyre viteve nuk arrin të kujtoj asnjë projekt që është konkretizuar, megjithë se ka ndonjë që mund të jetë filluar.

“Sinqerisht mundohem të kujtoj ndonjë projekt që ka filluar dhe përfunduar gjatë qeverisjes LVV-GUXO, por nuk arrijë të kujtoi asnjë epse nuk është konkretizuar asnjë . Mund të jetë ndonjë premtim që ka filluar të realizohet por të përfunduar asnjë “, ka pohuar tutje ai.

Për pothuajse katër vjet, sipas deputetit të LDK-së kemi vetëm përkeqësim të gjendjes ekonomike./T7/