Lajme

Hoti: Ne do t’i zbatojmë projektet e Marrëveshjes së Washingtonit në qeverinë e ardhshme

09/05/2021 07:09
nga:Gazeta Blic

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, ka hedhur kritika për qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti, për mosimplementimin e marrëveshjes së Washingtonit – marrëveshje e cila ishte nënshkruar nga vetë Hoti.

Ai ka thënë se Qeveria Kurti, është duke e sabotuar vetën duke e sabotuar marrëveshjen e Washingtonit.

Hoti paralajmëroi se ata do të udhëheqin me qeverinë e ardhshme – pas zgjedhjeve të reja kurdo që do të mbahen – dhe se sipas tij; do ta implementojnë vetë këtë marrëveshje.

Hoti: Ne do t'i zbatojmë projektet e Marrëveshjes së Washingtonit në qeverinë e ardhshme

Posted by Kanal10 on Saturday, September 4, 2021