Lajme

Hoti: Më shumë biznese po falimentojnë tash se në kohën e pandemisë

10/07/2022 21:01
nga:Astrit Gashi

Ish-kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka shpjeguar në T7 se hartimi i pakove fiskale në pëkrahje të bizneseve dhe ekonomive familjare ka nisur qysh në qeverinë Mustafa, derisa pakot e qeverisë aktuale i quan padobishme.

Sipas tij pakot e qeverive të udhëhequra nga LDK janë të vetme pako fiskale që kanë ndihmuar zhvillimin ekonomik të vendit.

“Pakot fiskale kanë nisur që prej qeverisë Mustafa dhe ato mbeten politikat e vetme zhvillimore dhe pako qe kane ndihmuar zhvillimin e vendit”.

Ndarja e 100 eurove, njëherë, sipas tij nuk është zgjidhje dhe nuk ndihmon qytetarët që të përballojnë krizën ekonomike.

“Dallimi i pakove financiare mbështetëse mes qeverisë së udhëhequr nga LDK dhe LVV është se me shumë biznese kanë falimentuar tash se në kohën e pandemisë”