Lajme

Hoti: Kurti e Osmani janë të paaftë, Kosova po humb aleatët nga ta

06/06/2023 13:32
nga:Genita C

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti thotë se Kosova është në pikën më të ulët të mbështetjes nga aleatët në tri dekada, raporton GazetaBlic.

Hoti për këtë fajëson kryeministrin, Albin Kurti dhe presidenten, Vjosa Osmani.

Hoti shkruan se, Kurti dhe Osmani e kthyen Kosovën në qendër të kritikave dhe fajësimit nga ana e aleatëve.

Shkrimi i plotë:

Kosova sot po humb miq dhe aleatë për shkak të politikës së mbrapshtë të binomit Kurti-Osmani.

Kosova sot është në pikën më të ulët të mbështetjes nga aleatët në tri dekada. Binomi Kurti-Osmani po e dërgon Kosovën drejt izolimit. Nga vendi me mbështetjen më të madhe amerikane në rajon, këta të paaftë e kthyen Kosovën në qendër të kritikave dhe fajësimit nga ana e aleatëve.

Pasojat tanimë po i bartim – Kosova është përjashtuar nga ‘Defender 2023’, që ishe ëndërr e ushtarëve të FKS-së. Cilat janë pasojat e radhës?!