Lajme

Hoti kritika qeverisë: Kosova është kthyer në një vend me sfida të sigurisë, rritja e numrit të trupave të KFOR-it s’është mesazh i mirë

10/08/2024 22:21
nga:Sh R

Ish kryeministri i Kosovës, aktualisht deputeti i LDK-së Avdullah Hoti është shprehur se vëmendja e aleatëve kryesor për Kosovën është në kontekst të parandalimit të përkeqësimit të gjendjes së sigurisë.

Sipas tij kjo ka ndodhur për shkak të qeverisjes aktuale.

“Është kthyer Kosova nga një vend me sfida të zhvillimore dhe integrimit atlantik, në një vend me sfida të sigurisë”, tha ai.

Hoti nuk po e sheh si shenjë të mirë edhe shtimin e trupave të KFOR-it në veri.

“Rritja e numrit të trupave të KFOR-it në Kosovë nuk është mesazh për opinionin evropian, për aleatët tanë nuk i kontribuon integrimit euroatlantik, kjo është arsyeja që unë e vlerësoj se jemi kthyer në një sfidë të sigurisë.”, tha Hoti.

Ai në RTV21 tha se edhe procesi i integrimit eurotaltaik të Kosovës është bllokuar.

“Është krijuar një status quo e re. Për fatin të keq tonin kjo status quo është pranuar nga Qeveria e Kosovës me aneksin e Ohrit””, tha Hoti.

Sipas tij ka qenë gabim strategjik heqja dorë nga një dialog i korizuar për njohje reciproke në një dialog për themelimin e Asociacioni.

Hoti foli edhe për procesin e dialogut kur ai ishte në krye të Qeverisë dhe tha se në atë kohë ishte qëllimi që dialogu të kalonte nga ai teknik në dialog për njohje të ndërsjelltë.

“Kemi lobu disa javë me aleatët që ne jemi të gatshëm për dialog por që dialogu duhet të fokusohet në këto çështje e parime. Kur e kemi marrë këtë dakordim nuk e di nëse iu kujtohet ka qenë 7 korrik. Kur e kemi mbajtur takimn e parë të dialogut të bashkëkryesuar atëherë nga kancelarja dhe presidenti që është edhe tash francez, dhe bashkë me palën serbe dhe të Kosovës dhe jemi dakordu që po hyjmë në procesin e dialogut që po çon në njohje të reciproke , dhe jemi dakorduar për përmbajtjen e marrëveshjes, pikë e parë njohja reciproke, pikë e dytë të pagjeturit pika e tretë bashkëpunimi ekonomik, mandej pas tri katër ditë unë kam shku në Bruksel dhe jemi ulur me palën serbe me ndërmjetësuesit e BE-së për të filluar dialogun për njohje reciproke”, tha Hoti.

Ai shtoi se atëherë është arritur progres në çështjen e të pagjeturve.

“Kur e kam dorëzuar unë raportin në follderin e plotë të shkruar me raport e më të gjitha informatat e nevojshme të protokolluar me numër të protokolit ia kam dorëzuar kryeministrit aktual, fatkeqësisht kjo kornizë e dialogut është lënë anash dhe qevrria aktuale iu është kthyer çështjeve teknike dhe është larguar nga dialogu. Dialogu që tash është duke u zhvilluar MArrëveshja që është nënshkruar më Bruksel dhe në Ohër është nxjerr dialgu nga binarët që nuk çojnë në njohje, çojnë te një status quo e re të cilën e kemi aktualisht në vend”, tha deputeti Hoti.

Hoti duke folur për Marrëveshjen e Washingtonit tha se qëllimi i saj ka qenë mbështetja e palëve me një pako shumë të madhe ekonomike në mënyrë që të arrihet një ambient më i përshtatshëm për marrëveshjen finale.

“Siç ka qenë projekti i gazit nga Shkupi dhe termocentrali ose hekurudha që lidh Nishin- Prishtinë dhe vazhdon poshtë në Durrës, ose autostrada që i lidh vendet Kosovën dhe Serbinë , opse ndërtimi i portit të thatë në periferi të prishtinës ku lidh portin e Selanikut dhe Durrësit, të bëhet Kosova qendër e ndërlidjes së infrastrukurës dhe komunikimit dhe mbarë rajonit.”, tha Hoti,.

Hoti tutje ka shtuar se, “cështja e njohjes reciproke nuk ka qenë asnjëherë në agjenden e Ëashnignonit, ajo ka qenë për bashkëpunim ekonomik ka qenë propagandë e këtyre mashturesve qe i dhanë një narrativë tjetër fatkeqësisht’’.

Deputeti i LDK-së kur u pyet se nëse LDK vjen në pushtet a do t’i përjashtojë Marrëveshjet që janë arritur në Ohër dhe në Bruksel tha se duhet të zbatohet qasja siç ishte në vitin 2020.

“E cila nënkupton se i lëmë anash marrëveshjet e arritura më herët , fokusohemi në marrëveshje finale dhe për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe brenda asaj marrëveshje gjejnë zgjidhje të githa çështjet sepse sfidat që i kemi edhe sot edhe në të kaluarën nuk mund të adresohen përmes marrëveshjeve parciale teknike”, tha ai.