Lajme

Hoti kritika për planifikimin buxhetor- Këta njerëz nuk janë në terezi!

11/15/2022 15:27
nga:Y I

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka patur kritika sa i përket planifikimit buxhetor të vitit 2023.

Ai në reagimin e tij në facebook ka përmendur rastin e urës mbi Drinin e Bardhë në Rugovë të Hasit e cila është e papërdorshme prej dy vitesh.

Hoti thekson se asnjë intervenim nuk është bërë edhe pse e ka ngritur si çështje.

Ai thekson se ka anomali në planifikimin buxhetor.

“Asnjë intervenim nuk është bërë për dy vite, edhe pse unë e kam ngritur si çështje urgjente edhe në dhjetor të vitit të kaluar, kur është miratuar buxheti i vitit 2022. Shihni anomalitë e planifikimit buxhetor: planifikojnë 400 mijë euro për këtë urë për vitin 2023, 600 mijë për vitin 2024 dhe 500 mijë për vitin 2025. Me këtë ritëm, ndoshta kjo urë ndërtohet në vitin 2026. Këta njerëz nuk janë në terezi” shkruan Hoti raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë: