Lajme

Hoti kërkon nga Kuvendi ratifikimin e marrëveshjeve ndërshtetërore Kosovë-Izrael

05/25/2022 14:53
nga:Astrit Gashi

Ish Kryeministri i Kosovës dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka njoftuar se ka dërguar kërkesën për sjelljen dhe ratifikimin e disa marrëveshjeve ndështetërore mes Kosovës dhe Izraelit.

“Në cilësinë e kryetarit të Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael, dërgova kërkesën për përkrahjen, inicimin dhe sjelljen në Kuvendin e Republikës së Kosovës për ratifikim të disa marrëveshjeve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Izraelit”, ka shkruar Hoti në Facebook.