Lajme

Hoti kërkon auditim të thellë për skandalet e Qeverisë: Këto nuk mbyllen duke shikuar me dylbi kufirin me Serbinë

11/25/2024 18:59
nga:G C

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për një sërë skandalesh, duke përmendur subvencionet për bujqësi, rezervat shtetërore, energjinë, kontratat njëburimore dhe instrumentalizimin e RTK-së, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se këto probleme nuk mund të zgjidhen duke u fokusuar vetëm në kufirin me Serbinë, pasi ai ruhet nga KFOR-i.

Hoti kërkoi një auditim të thellë dhe të pavarur të këtyre skandaleve, duke shtuar se nëse nuk bëhet gjatë kësaj qeverie, duhet të ndodhë në qeverinë e ardhshme.