Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë se në këto katër vjet qeverisje arriti që vetëm për 6 euro e 80 centë të rrisë pagat.
Hoti tha se zhvillimi ekonomik ka ngecur në mungesë të investimeve të mëdha publike, si rrugët rajonale, termocentrali me gaz e hekurudhat.
“Krejt politikat fiskale të Qeverisë Kurti përmblidhen në uljen e tatimit në paga për 6.8 euro, i cili hyn në fuqi nga shtatori. Ja sa “të thella” janë politikat fiskale në këtë mandat qeverisës” shkruan Hoti në Facebook raporton Gazeta Blic.
Hoti ka kritikuar edhe “koalicionin Kurti-Osmani” se e kthyen vendin në problem të sigurisë për aleatët.
Reagimi i plotë:


