Lajme

Hoti i reagon Sveçlës pas aktit në komunë: Vandalizmi duhet të ndëshkohet me ligj dhe me votë

12/09/2024 12:05
nga:N K

Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka dënuar aktin e shefit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla i cili është parë duke vandalizuar në objektin e Kuvendit Komunal të kryeqytetit.

Hoti përmes një postimi u shpreh se vandalizmi duhet të ndëshkohet me ligj dhe me votë.

“Nuk duhet të ketë vend për sulme vandale në institucionet e vendit”, shkroi Hoti në Facebook, përcjell GazetaBlic.

Reagimi i plotë: