Lajme

Hoti i reagon ashpër Kurtit për mospjesëmarrjen në takimin në Tiranë: Tallje me aspiratat e popullit

07/17/2023 13:54
nga:N M

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar ashpër për mospjesëmarrjen e kryeministrit, Albin Kurti në takimin përgatitor në Tiranë për Procesin e Berlinit, duke e quajtur heqje dorë nga obligimet shtetërore dhe tallje me aspiratat e popullit të Kosovës për integrim evropian.

Hoti tha se kjo tregon edhe mungesë serioziteti, pasi sipas tij s’ka asnjë takim më të rëndësishëm se takimi që po mbahet në Tiranë.

“Procesi i Berlinit është përcaktuar për integrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Që nga fillimi i tij në vitin 2014, dakordimet e arritura në takimet vjetore të Procesit të Berlinit kanë qenë përcaktuese për progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Bazuar në ato dakordime, janë marrë vendimet përkatëse të institucioneve të BE-së dhe vendeve anëtare karshi vendeve të Ballkanit Perëndimor. Për Kosovën ka qenë tepër e rëndësishme pjesëmarrja në këtë mekanizëm, mbi baza të barabarta si çdo vend tjetër, duke qenë faktor përcaktues për progresin në integrimin e rajonit së tërësi në BE”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Mospjesëmarrja e Kryeministrit në takimin përgatitor në Tiranë për Procesin e Berlinit është heqje dorë nga obligimet shtetërore dhe tallje me aspiratat e popullit të Kosovës për integrim evropian.
Procesi i Berlinit është përcaktuar për integrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Që nga fillimi i tij në vitin 2014, dakordimet e arritura në takimet vjetore të Procesit të Berlinit kanë qenë përcaktuese për progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Bazuar në ato dakordime, janë marrë vendimet përkatëse të institucioneve të BE-së dhe vendeve anëtare karshi vendeve të Ballkanit Perëndimor. Për Kosovën ka qenë tepër e rëndësishme pjesëmarrja në këtë mekanizëm, mbi baza të barabarta si çdo vend tjetër, duke qenë faktor përcaktues për progresin në integrimin e rajonit së tërësi në BE.
Kështu që, nuk ka asnjë takim tjetër më të rëndësishëm për Kryeministrin e Kosovës se pjesëmarrja në takimin përgatitur që po mbahet në Tiranë.
Mospjesëmarrja në këtë takim tregon mungesë serioziteti dhe respekti të Kryeministrit për Tiranën dhe për Procesin e Berlinit.
Mospjesëmarrja në këtë takim është heqje dorë nga obligimet shtetërore të Kosovës.
Mospjesëmarrja në këtë takim është tallje me aspiratat e popullit të Kosovës për integrim evropian.

KMDLNj për seancën e dhunshme: Bislimi si mysafir s’kishte të drejtë ta griste foton e opozitës