Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit është shqetësues për institucionet e Republikës së Kosovës, kështu po deklaron deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.
Hoti ka thënë se ky raport thekson për prezencën e korrupsionit serioz qeveritar, probleme me pavarësinë gjyqësorit dhe me kufizime serioze për lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias.
Madje ai i sheh si të pritura të gjitha vërejtjet që u dhanë në këtë raport, duke përmendur edhe disa afera që u evidentuan gjatë kësaj qeverisje.
“Kjo ka qenë e pritur pas aferave, sikur ajo e Ambasadorit Berishaj, me rezerva shtetërore, aferat korruptive në KEK dhe tani me ambalazhuesit e ujit. Në vend që të kërkojnë drejtësi, bartësit e instirucioneve dalin në mbrojtje publikisht ndaj personave të dyshuar. E kanë bërë normë sulmin ndaj Gjykatës Kushtetuese, Kryeprokurorit të shtetit dhe shantazhimin e kërcënimet ndaj gazetarëve dhe mediave”, ka shkruar Hoti në Facebook.