Lajme

Hoti: `Hardh Fest` ngjarje unike në Kosovë

09/04/2022 13:21
nga:G B

Në Rahovec po vazhdon Hardh Fest.

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti  ka ftuar të vizitohet Hardh Festi për të shijuar verën dhe mikëpritjen e prodhuesve të verës në Rahovec, si dhe muzikë të mirë në mbrëmje.

“E nisur nga Presidenti Rugova, kjo ngjarje unike në Kosovë tani është brenduar falë organizatorëve, të cilët me kreativitet kanë përgatitur program shumë të pasur. Besoj se ky është vetëm fillimi drejt një panairi ndërkombëtar të verës”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.