Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me reduktimet që nisin nga sot.
Ai thotë se qeveria për të mbuluar keqmenaxhimin me reduktime po e hapin temën e shamive në shkolla.
“Fatkeqësisht, me reduktimet e energjisë po kthehet situata e viteve të para pas luftës çlirimtare 1998-1999”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
“Po i përcjell me shqetësim zhvillimet e javëve të fundit. Është e papërgjegjshme të udhëhiqet vendi në këtë mënyrë. Nuk iu kemi borxh të na kthejnë me dekada prapa.
Fatkeqësisht, me reduktimet e energjisë po kthehet situata e viteve të para pas luftës çlirimtare 1998-1999. Ndërkaq, për ta mbuluar këtë keqmenaxhim po e hapin temën e shamive në shkolla, duke kthyer debatin e viteve të para pas Luftës së Dytë Botërore”, ka shkruar Hoti në Facebook.


