Lajme

Hoti: Është viti i katërt radhazi që kjo qeveri propozon një buxhet të mangët

11/15/2023 20:42
nga:Genita C

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka folur pas diskutimit që patën për projektbuxhetin e vitit 2024, raporton GazetaBlic.

Hoti përmes një shkrimi në “Facebook” tregon kush ishte pjesëmarrës në atë takim, teksa kritikon Qeverinë Kurti.

“Është viti i katërt radhazi që kjo qeveri propozon një buxhet të mangët dhe në shpërputhje me nevojat e komunave, bizneseve dhe sindikatave”, shkruan Hoti.

Shkrimi i plotë:

Sot, organizuam tryezë diskutimi për projektbuxhetin e vitit 2024.

Pjesëmarrës në këtë diskutim ishin odat ekonomike, sindikatat, shoqëria civile dhe ekspertë të ekonomisë.

Është viti i katërt radhazi që kjo qeveri propozon një buxhet të mangët dhe në shpërputhje me nevojat e komunave, bizneseve dhe sindikatave.