Arben Gashi dhe Avdullah Hoti janë parë duke shkuar së bashku në mbledhjen e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e cila ka filluar sot në ora 14:00, raporton GazetaBlic.
Gjatë kësaj mbledhje, anëtarët e Kryesisë pritet të diskutojnë rezultatet e arritura nga LDK në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, si dhe të trajtojnë tema të tjera me rëndësi për partinë.
Një nga temat kryesore do të jetë drejtimi që do të marrë LDK pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).



