Sporti

Hoti do të largohet nga Drenica, Vëllaznimi interesohet për të

12/27/2023 18:22
nga:Lorik J

Ardian Hoti me shumë gjasë do të largohet nga skuadra e Drenicës në afatin kalimtar të janarit.

Mbrojtësi i njohur kosovar, Ardian Hoti pritet të largohet nga klubi i Ligës së Parë.

Siç merr vesh GazetaBlic Sport, për Ardian Hotin ka shprehur interesim klubi i Vëllaznimit.

Klubi nga Gjakova ka shprehur interesim për futbollistin dhe kanë zhvilluar kontaktet e para, megjithatë ende nuk ka diçka zyrtare.

Kujtojmë se Vëllaznimi e mbylli gjysmë sezonin me 17 pikë në vendin e gjashtë.

/GazetaBlic Sport