Lajme

Hoti: Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i jonë

06/21/2022 09:08
nga:Q R

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se derisa Kosova të antarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri jonë, shkruan GazetaBlic.

Hoti përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, bisedën me Ramën e ka cilësuar miqësore.

“Bisedë miqësore për dy vendet tona, të cilat, përveç gjuhës e gjakut, i lidh rruga drejt integrimit euroatlantik. Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i jonë”, ka thënë Hoti.