Lajme

Hoti: Deri më tani rreth 20% e qytetarëve të Kosovës kanë marrë dozën e parë të vaksinës

07/26/2021 20:45
nga:Q R

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti ka thënë se ditëve të fundit ka një trend të mirë të vaksinimit në Kosovë.

Hoti ka thënë se deri më tani rreth 20% e popullatës në Kosovë ka marrë dozën e parë të vaksinës.

“Llogaritet se deri më tani rreth 20% e popullatës në Kosovë ka marrë dozën e parë të vaksinës Kemi mbi 110 mijë persona që e kanë marrë edhe dozën e dytë por po shohim që ka interesim të jashtëzakonshme për t’u vaksinuar”, deklaroi Hoti në RTV Dukagjin.

Ai thotë se është lehtësuar mënyra e vaksinimit të qytetarëve në mënyrë që të ketë sa më shumë imunizime.

“Ka lehtësira të shumta. Madje tashmë qytetarët kanë mundësi që të zgjedhin edhe llojin e vaksinës që duan ta marrin apo nëse duan të bëjnë ndonjë kombinim të vaksinave”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Hoti thotë se kombinimi i dozave në vende të ndryshme është aplikuar dhe sipas tij kjo ka rezultuar e suksesshme.

Ai thotë se është objektiv i Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë që të arrihet vaksinimi i 60% të popullsisë deri në fund të vitit.

Hoti thotë se me vaksinim synohet që të evitohet mbyllja e serishme e vendit.

Duke folur për variantin delta të coronavirusit, Hoti thotë se deri më tani janë regjistruar dy raste nga mostra që janë dërguar jashtë vendit.

“Deri më tani situatë është e qetë dhe stabile, por nuk do të thotë se situata e njëjtë vazhdon edhe më tej nëse qytetarët nuk vaksinohen”, deklaroi më tej Faik Hoti.

Vetëm 30 për qind e mësimdhënësve janë vaksinuar