Lajme

Hoti: Çdo qeveri duhet ta kuptojë: miqësia me Amerikën nuk është kartë politike — është interes jetik i Kosovës

06/17/2026 13:44
nga:Genita C

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar duke thënë se debati për energjinë në Kosovë ka kaluar përtej çështjes ekonomike dhe është shndërruar në një alarm për të ardhmen e vendit, raporton GazetaBlic.

Sipas tij, paralajmërimet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rrezikun e përjashtimit nga projektet e mëdha energjetike dhe dobësimin e bashkëpunimit strategjik duhet të merren seriozisht, pasi prekin sigurinë dhe zhvillimin e Kosovës.

Hoti thekson se raporti me SHBA-në është themel i shtetit të Kosovës dhe paralajmëron se çdo devijim nga kjo rrugë mund të dëmtojë investimet, vendet e punës dhe orientimin euro-atlantik të vendit.