Lajme

Horror në Francë: Gjendet një 10-vjeçar i masakruar, e dyshuara kryesore, mamaja!

01/28/2022 16:17
nga:Y I

Franca është tronditur nga një ngjarje e rëndë, pasi një 10-vjeçar është gjetur i pajetë në një valixhe.

Trupi i fëmijës u gjet të enjtjen i hedhur në një kosh plehrash, brenda në valixhe.

Sipas medieve, e dyshuara krysore është e ëma e tij. 33-vjeçarja është zhdukur dhe kërkohet nga policia, ndërsa gjurmë gjaku janë gjetur brenda shtëpisë ku jetonin në Ferrier-en-Brie në prefekturën e Saint-Marne.

Denoncimin për zhdukjen e 10-vjeçarit dhe nënës së tij e ka bërë babai i të miturit.

Pas denoncimeve ka vijuar një operacion i gjerë i policisë dhe zjarrfikësve për gjetjen e të dyve.

Policia ka gjetur trupin pajetë të fëmijës me shumë plagë me thikë, ndërsa pritet autopsia për të zbuluar shkakun e vdekjes./dritare.net/

As miliardat nuk e largojnë varësinë nga thëngjilli