Showtime

Horoskopi për ditën e diel, 15 tetor 2023

10/15/2023 08:16
nga:G B

DASHI

Gjatë kësaj dite do keni dëshirë t’i provoni ato që do thoni dhe nuk do ecni kuturu. Do veçoheni për pjekurinë dhe seriozitetin. Për ju që keni një lidhje do jetë një ditë e mbushur me çaste të lumtura kjo e sotmja. Do i qëndroni besnikë atij që keni në krah edhe pse shpesh tundimi do jetë i fortë. Ju beqarët do ndihmoheni nga Mërkuri dhe do e gjeni personin më të përshtatshëm. Bëni edhe pak durim sepse nuk keni çfarë të bëni tjetër. Në punë do arrini çdo qëllim që do i vini vetes dhe do ndiheni edhe më krenarë se më parë. Në planin financiar nuk duhet të rrezikoni shumë duke shpenzuar pa menduar sepse mund të mbeteni me xhepat bosh.

DEMI 

Gjatë kësaj dite do gjendeni para disa dilemave të vështira, por që nëse reflektoni dhe tregoheni të kujdesshëm do mund t’i zgjidhni. Për ju që keni një lidhje Venusi do ndikojë shumë pozitivisht. Ai do ju ndihmojë t’i zgjidhni edhe disa probleme të vogla të së shkuarës dhe do ndiheni më të qetë. Ju beqarët do realizoni mjaft takime, por ka pak gjasa që ato të shndërrohen në diçka më tepër. Sipas Horoskopit vip, në punë do bëni mirë të veproni me gjakftohtësi dhe të mos mbani inate të vjetra me kolegët. Po të jeni të qetë keni për të arritur shumë më lart. Në planin financiar nuk do keni asnjë lloj problemi, kështu që mos u shqetësoni.

BINJAKËT 

Gjatë kësaj dite do veproni ashtu si do e ndieni, por sigurisht duke ruajtur vetëkontrollin. Nuk priten momente delikate. Ju që jeni në një lidhje do e shfrytëzoni në maksimum kohën kur të jeni bashkë me partnerin dhe do përjetoni emocione të forta. Për ju nuk ka gjë më të rëndësishme se të qenit mirë së bashku. Ju beqarët do hezitoni të joshni persona dhe kjo do iu bëjë që të mbeteni ende vetëm. Për punën do jetë një ditë aktive dhe e animuar. Do e adhuroni çdo moment edhe pse mund të ndieni pak më shumë lodhje. Në planin financiar gjërat do ecin mirë falë ndihmës së disa të afërmve sepse ju vetë nuk do jeni të logjikshëm me shpenzimet.

GAFORRJA 

Më në fund sot do arrini të përjetoni kënaqësitë që aq shumë keni pritur. Në fakt keni kohë që keni ndërtuar terrenin e duhur. Për ju që keni një lidhje, falë mbështetjes së disa planetëve, marrëdhënia me partnerin do fillojë të përmirësohet. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe tashme do jeni më të logjikshëm. Ju beqarëve do ju rrahë zemra shumë fort për dikë dhe nuk do ngurroni t’ia shprehin atij pëlqimin. Në punë gjërat do evoluojnë. Të gjitha përgatitjet që keni bërë do japin rezultatet e veta. Do jeni edhe më të organizuar se më parë. Financat do jenë të mira, prandaj nëse keni për të bërë investime mund t’i bëni pa asnjë lloj frike.

LUANI 

Jupiteri mund të sjellë edhe pengesa në jetën tuaj sot kështu që mundohuni të tregoheni sa më të kujdesshëm që të mundeni. Nëse keni një lidhje ka mundësi të merrni disa vendime radikale. Shumë gjëra do ndryshojnë njëherë e përgjithmonë. Ju beqarët më në fund do e gjeni shpirtin tuaj binjak dhe çdo detaj i jetës do ju ndryshoje përgjithmonë. Në punë mos qëndroni në vend, por bëni përpjekjet e duhura për të përmbushur detyrat që iu janë dhënë. Nëse i lini pas dore nuk do ua gjeni dot më fillin. Të ardhurat do duan më shumë përkujdes. Mundohuni që para se të shpenzoni, t’i bëni mirë llogaritë. Kjo gjë do shmangë problemet.

VIRGJËRESHA 

Duhet të besoni më shumë tek intuita gjatë kësaj dite, por duhet gjithashtu të tregoheni sa më të matur. Nëse keni një lidhje mos u tregoni ironikë me partnerin tuaj sepse do keni debate dhe probleme serioze me të. Mirë është që çdo pakënaqësi që të keni t’ia thoni atij drejtpërdrejt. Nëse jeni beqarë nuk duhet ta humbisni kontaktin me realitetin sepse mund të lëndoheni. Në punë vetëm po të jeni të vëmendshëm dhe të matur do mund të arrini atje ku e keni programuar. Me nxitim dhe inat vetëm sa do prishni planet. Në planin financiar do jeni me fat. Situata do vijë duke u përmirësuar gjithnjë e më shumë.

PESHORJA 

Dielli dhe Hëna do ju ndihmojnë të vendosni disiplinë sot në jetën tuaj dhe do ndiheni shumë herë më të qetë se më parë. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do ketë disa përmirësime falë ndihmës që do iu japë Urani. Do e shihni me një sy tjetër të ardhmen dhe nuk do bëni aspak gabime. Nëse jeni beqarë do keni vetëm mundësi për aventura kalimtare, asgjë më shumë sesa aq. Në punë do dini shumë mirë si të veproni dhe do keni çelësat e zgjidhjes së çdo problemi. Sipas Horoskopit vip, në planin financiar duhet të reflektoni disa herë para se të veproni sepse po bëtë gabime gjendja do vijë duke u përkeqësuar.

AKREPI 

Gjatë kësaj dite do ju duhet të merrni vendime të rëndësishme sidomos në punë dhe do gjendeni përballë vështirësive. Gabimi më i vogël mund t’iu kushtojë shtrenjtë. Për ju që keni një lidhje do ketë momente të paqëndrueshme. Do kaloni edhe çaste të lumtura edhe debate të forta me njëri-tjetrin. Ju beqarët do jenë të matur dhe nuk do pranoni çdo lloj ftese që do ju bëhet. Hapat e rëndësishme do i hidhni në momentin e duhur. Në punë nuk do ju mungojë ambicia, por do ju duhet pak më shumë këmbëngulje dhe mbështetje nga kolegët e vjetër. Nëse ja dilni do ju propozohet një post i ri. Në planin financiar duhet të merrni masa sa më parë pasi në të kundërt do keni probleme serioze.

SHIGJETARI 

Nuk do ndiheni shumë mirë shpirtërisht gjatë kësaj dite dhe nuk do merrni as guximin t’i ndryshoni gjërat. Motivimi do ju mungojë plotësisht. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë rutinë. Në disa momente mundet edhe të mërziteni, por nuk duhet kurrsesi të hidhni hapa të nxituara. Ju beqarët do keni një ditë harmonike dhe të mbushur me njohje të reja. Duhet ta shfrytëzoni në maksimum gjithsecilën. Në punë sado që do ju mbështesin dhe do ju nxitin të veproni do e keni shumë të vështirë. Mërzitja do ju pushtojë dhe nuk do keni dëshirë për asgjë. Në planin financiar do jeni më të organizuar dhe gjendja do vijë duke u përmirësuar.

BRICJAPI 

Gjatë kësaj dite do jeni shumë të logjikshëm dhe do dini çfarë hapash të hidhni. Për ju të dashuruarit klima yjore do jetë shumë e ngrohtë dhe marrëdhënia me partnerin do vazhdojë të mbetet e mirë. Ju beqarët do e keni të vështirë ta joshni personin që do pëlqeni kështu që do ju duhet të qëndroni edhe pak kohë vetëm. Në punë mund të kaloni edhe disa momente të tensionuara, megjithatë di dini si të dilni prej tyre. Po u treguat më të duruar do dilni të fituar. Jupiteri do ju ndihmoje tej mase me financat dhe gjendja ka për të mbetur gjatë gjithë kohës e mirë. Mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më tepër.

UJORI 

Nëse doni qetësinë në jetën tuaj sot bëni shumë kujdes me çdo hap që do hidhni. Mos u nxitoni dhe mos merrni vendime të pabazuara. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik që të mendoni për disa aventura me persona të tjerë dhe kjo mund te sjellë probleme serioze për jetën në çift. Nëse jeni beqarë duhet të joshni pafund sepse sot çdo gjë do jetë e lejuar për të arritur qëllimin. Në punë do jeni më të ndërgjegjshëm dhe do ua vini veshin edhe këshillave që do iu japin disa kolegë. Në përgjithësi do jetë ditë e mirë. Në planin financiar do dini të bëni ekonomi. Do i llogaritni me kujdes shpenzimet që keni për të kryer dhe do mund të hiqni edhe disa para mënjanë.

PESHQIT 

Jeta juaj nuk do ndikohet shumë mirë nga yjet sot dhe nëse nuk tregoheni të kujdesshëm mund të keni edhe probleme. Për ju të dashuruarit ka rrezik që marrëdhënia të jetë e vështirë për t’u menaxhuar. Nuk do ndiheni shumë mirë pranë atij që dashuroni sepse debatet do jenë të pafundme. Ju beqarët do ecin me sy mbyllur në një drejtim dhe nuk do iu druheni zhgënjimeve. Në fund të fundit prej tyre mëson më shumë. Në punë do keni më shumë besim tek vetja, por hendeqet e lëna prej kohësh nuk do jetë e lehtë të mbushen menjëherë. Duhet të bëni sa më shumë durim. Dielli dhe Jupiteri do ju ndihmojnë t’i menaxhoni si duhet financat dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.