Showtime

Horoskopi javor, zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 18- 24 dhjetor

12/18/2023 21:59
nga:N K

Dashi

Dashi i dashur, Krishtlindja është një periudhë magjike për ju dhe horoskopi për javën nga 18 deri më 24 dhjetor ju gjen ende në formë të shkëlqyer dhe me një dëshirë të madhe për ta shijuar në maksimum festën. Mes darkave, drekave, bashkimeve familjare, dollive me miqtë dhe festave tematike, nuk do të qëndroni në vend për asnjë minutë, pikërisht ashtu siç ju pëlqen! Argëtim të mbarë!

Demi

Të dashur Dema, edhe horoskopi i javës në vijim ju gjen veçanërisht të zënë me punë. Megjithatë, më në fund ka ardhur koha për të bërë një pushim dhe këto ditë festesh do të jenë një moment i çmuar për të rikarikuar bateritë dhe më pas për t’u zhytur plot energji në fillimin e një viti të ri, në të cilin do të jeni protagonistë të mëdhenj. Megjithatë, tani për tani, shijoni pushimet.

Binjakët

Të dashur Binjakë, ka lajme të mira për ju nga horoskopi i javës në vijim. Edhe pak ditë dhe, pikërisht në kohën e Krishtlindjes, do të çliroheni nga prania e planetëve që ndikojnë për keq në shenjën tuaj dhe do të rikuperoni energjinë, entuziazmin dhe humorin e mirë. Me pak fjalë, gjendja shpirtërore e përsosur për të shijuar siç duhet dollitë dhe puthjet nën veshtull. Urime!

Gaforrja

Të dashura Gaforre, Krishtlindja 2023-shit do të jetë një periudhë e ëmbël për ju. Jo vetëm për natyrën tuaj, e dashur dhe mikpritëse si ajo e asnjë shenje tjetër të zodiakut, por edhe sepse yjet duan t’ju dhurojnë pushime ashtu siç ju pëlqen: të rrethuar nga ngrohtësia e të gjithë njerëzve të shumtë që ju duan. Shijojini të gjitha, me të vërtetë i keni merituar në këtë vit në të cilin ju është dashur të përballeni me kaq shumë vështirësi.

Luani

Të dashur Luanë, horoskopi për javën nga 18 deri më 24 dhjetor ju sheh shumë të pranishëm në çdo eveniment, gati për të bërë maksimumin për të organizuar dhe menaxhuar gjithçka që ka lidhje me darkën e Krishtlindjes: pazari, ftesat, urimet për të afërmit e largët, blerjet e dhuratave, menytë e festave, aranzhimet e tavolinave, dekorimet më të fundit dhe shumë të tjera. Argëtim të mbarë!

Virgjëresha

Të dashura Virgjëresha, horoskopi i javës së ardhshme ju sjell një lajm të mirë. Do t’ju ngrihet humori dhe do t’i prisni festat me buzëqeshje dhe gjendjen e duhur shpirtërore. Ndoshta ajo që ju nevojitet në këtë moment janë vetëm disa ditë pushimi dhe më në fund ka ardhur momenti kur mund t’ia lejoni vetes. Më pas do të ndiheni të ripërtërirë.

Peshorja

Të dashura Peshore, Krishtlindja e 2023-shit do të jetë plot ngrohtësi, argëtim dhe kënaqësi të tavolinës dhe më gjerë. Gjithçka shkon mirë nën qiellin tuaj dhe po përgatiteni të shijoni festa që do t’ju shohin të shkëlqeni gjatë mbrëmjeve të gjata në shoqëri. Si gjithmonë, ju e doni shoqërimin dhe do të arrini të gjeni dikë të nivelit tuaj. Do të pranoni çdo ftesë që do të merrni, sepse për ju relaksimi përkon me argëtimin dhe jetën shoqërore. Shijojeni.

Akrepi

Të dashur Akrepa, ju do të keni një Krishtlindje të angazhuar në një maratonë dashurie të vërtetë. Horoskopi për javën nga 18 deri më 24 dhjetor ju sheh në kulmin e frymëzimit tuaj romantik dhe pasionantë. Venusi do t’i bëjë pushimet tuaja të Krishtlindjes këtë vit thjesht të paharrueshme.

Shigjetari

Të dashur Shigjetarë, horoskopi i javës në vijim ju sheh ende në podiumin e protagonistëve më me fat, të mbështetur dhe të përkëdhelur nga yjet. Ka pak për të thënë, ky është momenti juaj dhe në këto net magjike mund të pyesni universin se çfarë dëshironi dhe të përgatiteni për ta parë atë të bëhet realitet. Sidoqoftë, mendoni me kujdes për atë që dëshironi.

Bricjapi

Të dashur Bricjapë, kjo javë ju gjen shumë të emocionuar. Mund ta ndjeni në ajër që momenti juaj po afrohet, se ai mbërrin në natën më magjike të vitit. Edhe një herë, Krishtlindja 2023 do t’ju sjellë fat dhe energjinë e nevojshme për të hedhur një hap tjetër përpara në rrugën tuaj evolucionare. Fikni qirinjtë dhe shprehni një dëshirë të madhe. Urime!

Ujori

Të dashur Ujorë, mund t’ju duket e pabesueshme, por ka ardhur koha që edhe ju të shkelni frenat! Është Krishtlindje për të gjithë dhe ju duhet vërtet të ndaloni në fund të një viti që ju ka futur në një situatë të çmendur kaotike. Tani gjeni pak kohën për t’u qetësuar. Largojeni stresin, vetëm atëherë mund të filloni nga e para.

Peshqit

Të dashur Peshq, horoskopi i javës nga 18 deri më 24 dhjetor ju gjen të rrethuar me dashuri. Do të ndjeni ngrohtësinë e familjes, të partnerit dhe të miqve tuaj. Ju ndiheni të përkëdhelur dhe të mbrojtur dhe për këtë arsye edhe më të fortë. Dashuria do të jetë si një balsam për shpirtin tuaj, që do t’ju ndihmojë për të përballuar sfidat e radhës/Living/