Dashi
Gjatë kësaj dite do jeni perfeksionistë dhe do dëshironi t’i bëni gjërat sa më mirë. Dijeni që me dëshirën e mirë mund të arrihet çdo gjë. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e mbushur me fat. Yjet do bëhen të gjitha bashke dhe do iu krijojnë ambientin e duhur për t’u dashuruar pa dorashka. Ju beqaret do hezitoni të hidhni hapa më tej pasi nuk do jeni të sigurt nëse personi është i duhuri. Në punë do merreni me shumë çështje njëherësh dhe nuk do e keni problem që mund të jenë në fusha të ndryshme. Ju jeni të aftë dhe do ju tregoni të gjithëve se sa lart mund të arrini. Në planin financiar bëjini me kujdes llogaritë sepse nëse gaboni, situata do ju dalë jashtë kontrollit.
Demi
Gjatë gjithë kësaj dite do kërkoni suksesin e pafund dhe nuk do ndaleni përballë asgjëje. Hënën do e keni në krah dhe do ua ndriçojë përherë rrugën. Ju të dashuruarit do keni ndjenja akoma më të thella për partnerin tuaj dhe çdo moment ka për të qenë fantastik. Të dy palët do dini si t’i shprehni me mënyra të ndryshme ato që ndieni. Ju beqarët do tërhiqeni nga shumë persona, por asnjeri prej tyre nuk do jetë i gatshëm të dalë me ju. Në punë vetëm me ndihmën e bashkëpunëtorëve do arrini majën. Duhet t’ua dini për nder dhe nesër t’ua shpërblemi. Në planin financiar shmangni operacionet e rrezikshme nëse nuk doni të mbeteni pa para.
Binjakët
Nëse keni për të marrë vendime të mëdha gjatë kësaj dite duhet të tregoheni të matur. Po e kaluat me sukses sot e nesërmja do jetë më e mirë. Nëse keni një lidhje, bashkëpunimi në çift do thellohet akoma më shumë. Do ndiheni mirë në çdo moment dhe nuk do doni të shkëputeni asnjë çast nga partneri. Ju beqarët do keni një takim vendimtar, i cili do ua ndryshojë të ardhmen përgjithmonë. Në punë keni për të pasur mosmarrëveshje në mëngjes, por që nga mesdita gjendja do normalizohet dhe do ndiheni më të qetë me projektet e nisura prej kohësh. Financat do jenë më të mira nëse jeni të vetëpunësuar ose nëse jeni artistë. Në të kundërt duhet të bëjnë pak kujdes.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite do jeni më të bindur për hapat që duhet të hidhni dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Për ju të dashuruarit do ketë momente mjaft pozitive. Do jeni gjithë kohës sensualë dhe do përjetoni emocione të jashtëzakonshme. Partneri do mundohet t’ua plotësojë një nga një të gjitha dëshirat. Ju beqarët nuk duhet t’i mbyllni sytë dhe të ecni ashtu në një drejtim që nuk e njihni sepse do lëndoheni. Në punë do jeni shumë të organizuar dhe do ecni përherë sipas planeve që keni përgatitur më herët. Nuk do ju dalin pengesa serioze. Buxheti do jetë i qëndrueshëm në çdo moment.
Luani
Do bëni mirë t’i ndani gjërat gjatë kësaj dite dhe të mos ecni kuturu pa menduar për pasojat që mund të vijnë nesër. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin ka rrezik të mos jetë e qëndrueshme për shkak se në të do ndërhyjnë familjarët e të dy palëve. Bëni kujdes! Nëse jeni beqarë do afroheni me persona intelektualë dhe mjaft të qetë. Me ta mund të kaloni një jetë vërtet të bukur, por duhet të dinë si t’i bëni për vete. Në punë duhet të jeni më të përgjegjshëm dhe gjithashtu të falënderoni personat që do ju mbështesin. Gjërat nuk do i keni të lehta, por keni për t’ia dalë mbanë. Në planin financiar do keni disa probleme të vogla dhe nuk do jeni aspak të qetë.
Virgjëresha
Gjatë kësaj dite do keni ide fantastike dhe do e bëni çdo moment të veçantë. Për të plotësuar dëshirat do ndërmerrni edhe rreziqe. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e mrekullueshme kjo e sotmja. Të gjitha dëshirat që keni pasur, partneri do ua plotësojë. Ju beqarët me shumë gjasë do bini kokë e këmbë në dashuri me një person të cilin më parë e keni nënvlerësuar dhe disa herë e keni tallur. Në punë do iu jepet një detyrë shumë e rëndësishme, por që do kërkojë më shumë preokupim dhe mund. Dijeni se po ja dolët, nesër do e keni çdo gjë më të lehtë. Në planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri. Nuk do keni për çfarë të ankoheni.
Peshorja
Mundohuni sot të mos bëni gjëra që nuk ju pëlqejnë aspak vetëm për hir të të tjerëve. Lëreni veten të lirë dhe do ndiheni më mirë. Harmonia dhe ekuilibri do mbizotërojë nëse keni një lidhje. Do ndiheni mirë në çdo moment dhe nuk do kërkoni asgjë më shumë nga partneri. Nëse jeni beqarë do njiheni me disa persona të këndshëm gjatë një feste pune. Në planin profesional ka shumë mundësi të ndryshoni orientimin dhe do ndiheni më rehat në detyrën e re që do iu jepet. Në planin financiar mos luani shumë me zjarrin sepse keni për t’u djegur keq. Mendoni pak më tepër edhe për të ardhmen.
Akrepi
Ka rrezik të fillojë të fryjë erë në jetën tuaj gjatë kësaj dite. Do i vini në pikëpyetje disa gjëra që keni bërë deri më sot. Nëse keni një lidhje, planetët nuk do jenë të pozicionuar mirë dhe herë pas here mund t’iu lindin edhe disa probleme të vogla. Ju beqarët nuk duhet të nxitoheni për asgjë sepse do bëhet fjalë për të ardhmen tuaj. Nuk humbisni asgjë nëse harxhoni edhe pak kohë për t’u njohur më mirë. Në punë ka shumë mundësi që të luftoni fort për të marrë një post më të rëndësishëm, por për fat të keq nuk është momenti i duhur. Bëni edhe pak durim. Financat do mbeten gjithë kohës të mira dhe nuk do e keni problem të bëni ndonjë shpenzim më tepër.
Shigjetari
Edhe pse në përgjithësi do jetë një ditë e mirë, mos iu nxitoni të jepni menjëherë përgjigje për kërkesat që iu janë bërë. As vendime të menjëhershme mos merrni. Për ju që keni një lidhje priten çaste të qëndrueshme dhe aspak problematike. Mundohuni që në çdo moment t’ia shprehni sa më shumë ndjenjat atij që keni në krah. Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati për të hedhur hapa, por nuk duhet të refuzoni thjesht disa njohje. Nuk i dihet nga mund t’iu vijë e mira. Jeta profesionale do evoluojë me ritme të shpejta aq sa dhe vete do habiteni sesi do ju ndodhin gjërat kaq bukur. Në planin financiar mos bëni asnjë lloj çmendurie sepse keni për t’u përballur me shumë probleme.
Bricjapi
Gjatë kësaj dite nuk do keni shumë durim dhe për gjënë më të vogël do acaroheni. Nuk keni për të kaluar një ditë të qetë. Ju të dashuruarit do jeni shumë të ndjeshëm dhe ka rrezik të lëndoheni edhe për gjëra fare elementare. Ju beqarët do jeni më me fat se kurrë më parë. Do mund të realizoni takime mbresëlënëse dhe kënaqësitë do jenë të paimagjinueshme. Në punë mund të zhgënjeheni nga shefat dhe nuk do keni dëshirë të bëni asnjë nga detyrat që iu janë dhënë. Do ju duket e kotë çdo gjë që keni bërë deri më sot. Me shpenzimet tregohuni sa më të matur që të mundeni në mënyrë që të mos keni tronditje më vonë. Duhet menduar edhe për të ardhmen.
Ujori
Miqtë dhe familjarët do ju qëndrojnë shumë pranë gjatë kësaj dite dhe do ju nxitin të hidhni hapat e duhura. Pas mesditës do keni më shumë dëshirë për të ecur para. Nëse keni një lidhje duhet të jeni më të disponueshëm ndaj partnerit tuaj dhe duhet t’ia shprehni me mënyra nga më të ndryshme ndjenjat atij. Në të kundërt mund t’ua rrëmbejnë nga duart. Ju beqarët do bëni çdo lëvizje që keni në dorë vetëm për ta ndryshuar statusin. Në punë do jeni më të qartë në mendime dhe do i hidhni me kujdes hapat. Mund të bëni modifikime të vogla, por nuk do lodheni. Dielli dhe Merkuri do ju ndihmojnë ta menaxhoni me kujdes buxhetin dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.
Peshqit
Gjatë kësaj dite ka rrezik të mendoni vetëm për interesin tuaj dhe nuk do mendoni për ata që ju rrethojnë. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin nuk do jetë shumë e mirë. Do keni kërkesa pafund ndaj partnerit dhe ai nuk do mundet dot t’ua plotësojë të gjitha. Ju beqarët do e keni të vështirë ta joshni personin që pëlqeni, por gjithsesi duhet të tentojnë. Nuk do humbisni asgjë nëse bëni ndonjë hap. Në punë vërtet do ju bëhet një propozim për një post të ri, por duhet t’i men doni gjërat me kujdes dhe mos shkelni mbi kolegët. Mos u tregoni zemërligj. Sektori i financave do jetë shumë i favorizuar dhe do arrini ta mblidhni para edhe për të nesërmen.