Dashi
Më në fund do reflektoni me kujdes gjatë kësaj dite dhe jeta juaj ka për të qenë shumë më e mirë. Për ju të dashuruarit ka për të pasur momente të bukura dhe të mbushur me sensualitet. Do ndiheni mjaft mirë në çdo moment dhe me fat që keni dikë si partneri në krah. Ju beqarët do jeni gjatë gjithë kohës në kërkim të shpirtit tuaj binjak, por nuk do ja dilni dot ta gjeni. Bëni edhe pak durim sepse do vijë edhe dita juaj. Në punë perspektivat duken goxha të mira kështu që edhe pa u munduar shumë keni për të arritur. Për financat do jetë ditë e vështirë dhe kjo lidhet me faturat e majme që keni për të paguar sa më parë.
Demi
Mërkuri dhe Venusi do favorizojnë çdo gjë sot dhe falë komunikimit do arrini të kuptoni shumë gjëra. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia mes jush dhe partnerit ka për të qenë e jashtëzakonshme. Nuk do keni as problemin më të vogël me atë që keni në krah. Nëse jeni beqarë nuk do mund të fiksohen vetëm pas një personi dhe kjo do bëjë të pavendosur për të filluar një lidhje të qëndrueshme. Në punë të gjitha përpjekjet që keni bërë do kompensohen dhe do ndiheni plotësisht të kënaqur. Në fakt as vetë nuk e kishit menduar se mund t’ia dilnit kaq shpejt. Në planin financiar do bëni të pamundurën që ta stabilizoni situatën. Gjendja ka për të qenë më e qëndrueshme.
Binjakët
Gjatë kësaj dite do jeni shumë alegri dhe do bëni edhe disa lojëra me të afërmit. Kujdes mos e teproni sepse disa mund të acarohen. Për ju të dashuruarit priten vetëm momente të këndshme. Të dy palët do mendoni si ta bëni çdo çast sa më të bukur dhe do ja dilni mbanë. Ju beqarët nuk do jeni gati për ndryshime të statusit tuaj dhe do pranoni vetëm të njiheni me personat që do iu ftojnë. Më vonë nuk i duhet çfarë mund të ndodhë. Në punë, me diplomaci, durim dhe këmbëngulje keni për të arritur atje ku keni dëshiruar gjithmonë. Me financat do ju duhet thjesht të jeni më të matur dhe gjendja do mbetet e mirë.
Gaforrja
Dita e sotme nuk do jetë shumë e mirë për ju dhe nuk do qëndroni pa reaguar. Në disa momente madje do e ngrini zërin më shumë nga sa duhet. Për ju të dashuruarit gjërat nuk do shkojnë shumë mirë. Herë pas here mund të keni debate dhe mosmarrëveshje me partnerin tuaj, megjithatë asgjë për t’u alarmuar. Ju beqarët më në fund do realizoni takimet tuaja më të veçanta dhe jeta do ju ndryshoje menjëherë. Në punë nuk do ju dalë koha për të përmbushur të gjitha objektivat dhe do ndiheni keq. Mos bëni sakrifica, por prisni një moment tjetër për të vepruar. Tek financat Dielli do ndikojë pozitivisht dhe do ua qartësojë mendimet. Nuk do bëni aspak gabime.
Luani
Ka rrezik që hëna t’iu bëjë shumë impulsivë gjatë kësaj dite dhe nuk do reflektoni para se të veproni. Do thoni gjëra për të cilat do pendoheni. Për ju të dashuruarit do ketë goxha momente delikate. Do keni ide shumë të ndryshme me partnerin dhe marrëdhënia me të nuk do jetë aspak e mirë. Ju beqarët do realizoni disa takime, por nuk do ndiheni ende gati të hidhni hapa më tej. Në punë Marsi do ju bëjë më të guximshëm dhe do tentoni të bëni çdo gjë që keni në dorë. Do ju shkoni deri në fund synimeve dhe përqendrimi do ju ndihmojë të arrini gjithçka. Me financat tregohuni sa më të organizuar sepse nëse fillojnë problemet, zor se mund të rivendosni lehtësisht qëndrueshmërinë.
Virgjëresha
Gjatë kësaj dite do e keni shumë të vështirë të shpreheni dhe kjo gjë do sjellë probleme. Nëse keni një lidhje nuk do ndiheni aspak mirë me partnerin tuaj dhe mosmarrëveshjet me të do jenë të vazhdueshme. Sido që të jetë puna, mirë është të mos merrni vendime të nxituara. Ju beqarët do jeni më të duruar dhe kjo do iu çojë në drejtimin e duhur. Në punë do zbatoni strategji shumë strikte, por vetëm po patët durimin e duhur mund të arrini ku doni. Merreni çdo gjë me qetësi dhe mos u nxitoni. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë mirë është që çdo shpenzim të kryhet i mirë menduar.
Peshorja
Do jeni shumë të pjekur gjatë kësaj dite dhe nuk do hidhni asnjë hap të pamenduar me kujdes. Keni për ta parë se sa mirë do ju rrjedhin gjërat. Për ju të dashuruarit do ketë çaste më të këndshme dhe dita përgjithësisht do jetë më e ekuilibruar Do jeni të logjikshëm me çdo gjë që do i kërkoni partnerit dhe marrëdhënia me të do përmirësohet akoma më tepër. Ju beqarët nuk do arrini dot të filloni një lidhje edhe pse do mundoheni gjatë gjithë kohës. Në punë situata do përmirësohet goxha dhe do i shihni gjërat më qartë se më parë. Falë mbështetjes së miqve çdo gjë do jetë akoma më e lehtë. Buxheti do jetë shumë herë më i kënaqshëm se më parë.
Akrepi
Nëse doni që gjërat t’iu ecin sa më mirë gjatë kësaj dite duhet të jepni po aq sa të merrni. Mundohuni të gjeni sa më parë ekuilibrin. Nëse keni një lidhje mos i qëndroni për asnjë moment indiferentë partnerit tuaj sepse dikush tjetër do përfitojë nga kjo gjë. Mundohuni nga ana tjetër t’ia shprehni sa më shumë ndjenjat dhe t’i përgatisni surpriza. Ju beqarët nuk do e keni të vështirë ta gjeni princin tuaj të kaltër. Në punë do jeni një ekip i fortë së bashku me kolegët dhe do koordinoheni për gjithçka. Motivimi nuk do ju mungojë asnjë moment. Në planin financiar organizohuni në mënyrë që të mos keni probleme. Duhet menduar edhe pak për të ardhmen.
Shigjetari
Edhe pse pa dashur vetë sot do ju mungojë takti dhe maturia. Do jeni shumë të nxituar dhe do thoni gjëra vërtet të rënda që do i largojë edhe ata që deri më sot ju kanë qëndruar pranë. Për ju të dashuruarit pritet një ditë mjaft delikate. Mund të keni edhe debate të forta me partnerin për shkak të kokëfortësisë që do tregoni. Ju beqarët nuk duhet të krijoni iluzione të gabuara sepse mund të lëndojnë veten tuaj. Në punë nuk do jeni të motivuar dhe do hezitoni të hidhni hapa. Për asgjë nuk duhet të nxitoheni sepse kanë për t’iu lindur probleme. Financat do dini si t’i menaxhoni në çdo moment dhe gjendja do jetë goxha e kënaqshme. Mund të ndihmoni edhe pak familjarët.
Bricjapi
Gjatë kësaj dite Hëna dhe Marsi do ju qëndrojnë pranë dhe do ua bëjnë çdo gjë më të lehtë. Tashmë do e kuptoni pushtetin e fjalëve dhe do dini si të veproni. Ju të dashuruarit nuk do keni për çfarë të qaheni pasi partneri do ju mbajë në pëllëmbë të dorës në çdo moment. Në mbrëmje mund të merrni edhe një propozim interesant. Ju beqarët do jeni më të disponueshëm ndaj ftesave që do ju bëhen dhe mund të filloni menjëherë një lidhje. Në punë do jeni shumë bindës dhe do keni argumente konkrete për gjithçka. Çdo gjë do ju ecë si duhet. Të ardhurat do përmirësohen ne mënyrë të ndjeshme. Shfrytëzojeni këtë rast për të bërë investime.
Ujori
Sot do jetë dita e pajtimeve dhe gjërave pozitive. Do jeni më të duruar dhe më të gatshëm për të bërë kompromise. Nëse keni një lidhje, komunikimi në çift do jetë shumë i ngrohtë gjithë kohës. Do e keni më të lehtë edhe për të folur për disa tema delikate, për të cilat më parë nuk keni mundur dot. Ju beqarët do jeni të lirë të bëni atë që do mendoni më të logjikshme. Mundësitë për takime dhe lidhje do jenë të shumta. Në punë duhet të lidhni kontaktet e duhura për të arritur atje ke e keni imagjinuar. Po i morët gjërat me përtesë do keni vetëm vonesa. Në planin financiar gjendja do përmirësohet në mënyrë të menjëhershme.
Peshqit
Venusi dhe Mërkuri do favorizojnë negociatat dhe lidhjen e kontratave sot. Pritët që të fillojë një etapë vërtet e begatë. Nëse keni një lidhje, edhe sikur persona të jashtëm të mundohen t’ua prishin harmoninë, nuk kanë për t’ia dalë dot mbanë. Lidhja juaj do thellohet akoma më shumë dhe do filloni të bëni plane afatgjata për të ardhmen. Nëse jeni beqarë do ju pëlqejë situata në të cilën ndodheni. Në punë do jeni të vëmendshëm dhe profesionistë të vërtetë. Do i arrini të gjitha qëllimet që i kishit vënë vetes prej kohësh. Në planin financiar do gjeni zgjidhjet e duhura për ta stabilizuar situatën.