Turizem

Horoskopi ditor, kjo është shenja më me fat

09/02/2022 07:09
nga:G C

Dashi: Do të përjetoni një shenjë qetësie, por nëse keni një punë të papërfunduar… mund të ketë ardhur momenti i “llogarisë”. Lajmet që vijnë për punë janë të mira: Mund të merrni një detyrë të re.

Demi: Mund të filloni t’i thoni lamtumirë telasheve të zemrës, për ata që kanë kaluar një periudhë krize, qetësia është gati të kthehet. Jeni në kërkim të një pune më fitimprurëse, kohët e fundit keni ngelur paksa “thatë”.

Binjakët: Edhe pse është një periudhë e favorshme për këtë shenjë, kujdes këtë të diel 28 në dashuri… është një e diel që duhet menaxhuar me pak kujdes. Është një moment i madh konfuzioni për ju, që mund të ndikojë edhe në aspektin e punës.

Gaforrja: Është një e ditë e kthjellët që ju lejon të krahasoni veten me partnerin/en tuaj. Është koha e duhur për të folur. Në punën tuaj keni plane për ndryshime të mundshme.

Luani: Është koha e duhur për të përjetuar histori të reja dashurie. Në punë gjithçka shkon mirë, në një kohë të shkurtër mund të ketë ndonjë lajm.

Virgjëresha: Në dashuri më në fund keni gjetur një pasion që ka qenë i fjetur për një kohë të gjatë. Në punë, mbështetja në intuitën tuaj mund të jetë e paçmueshme.

Peshorja: Është një moment ngecjeje në dashuri, për të lindurit e kësaj shenje, por së shpejti priten lajme të mira. Në punë, bëni kujdes që të mos e lini veten të anashkaloheni në vendimet e marra dhe pozicionet që jepen.

Akrepi: Edhe pak durim, me ardhjen e shtatorit, dashuria do ju trokasë sërish në derë. Lajmet e mëdha mund të vijnë mes kësaj të diele dhe të hënës.

Shigjetari: Këtë ditë shmangni polemika në dashuri, lërini gjërat t’ju ikin pa u marrë fort me to. Në punë mos merrni vendime të nxituara, pa merak, së shpejti mund të ketë lajme të mira.

Bricjapi: Është një ditë e mirë për dashurinë, por filloni të bëni diçka më shumë për veten tuaj. Kjo shenjë favorizohet gjithnjë e më shumë në fushën e punës.

Ujori: Projektet e dashurisë fillojnë të materializohen, lini tensionet, shijoni momentin. Në punë nuk keni vendosur ende nëse do të vazhdoni me një angazhim. Ju po kërkoni më shumë bonuse ekonomike dhe përfitime direkte.

Peshqit: Është një e ditë në të cilën duhen shmangur krahasimet, mund të jetë një kohë e vështirë për çiftet që tashmë kanë pasur keqkuptime. Në punë mund të lindë një angazhim i papritur.