Lajme

Hong Kong: 25 vjet nën sundimin kinez

06/30/2022 08:31
nga:Astrit Gashi

Hong Kongu ka kaluar nëpër ndryshime të mëdha që kur u kthye në sundimin kinez në 1 korrik 1997.

E nesër do të ketë aktivitete nga Pekini për këtë përvjetor.

Për këtë presidenti kinez Xi Jinping pritet të udhëtojë në territor për të shënuar rastin, i cili vjen tre vjet pas protestave masive që bënin thirrje për demokraci që çuan në futjen e një ligji gjithëpërfshirës të Sigurisë Kombëtare që kritikët thonë se ka “shkatërruar” liritë e Hong Kongut, raporton Al-Jazeera.

Hong Kongu e ka një lidhje të afërt me Britaninë e Madhe.

E Britania e Madhe dhe pjesa tjetër e perëndimit ishin mbështetëse të protestave masive të Hong Kongut që kërkonin demokraci.