Lajme

Buja bën homazhe te varret e dëshmorëve në Ferizaj: Nderova një nga betejat më të rëndësishme të Zonës Operative të Nerodimes

09/28/2025 15:35
nga:Genita C

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka bërë homazhe në nderim të “Epopesë së UÇK-së” në Zonën Operative të Nerodimës, raporton GazetaBlic.

Ai nderoi kujtimin e dëshmorëve pranë varrezave në Ferizaj, shtatores së Arsim Zeqirit nga Hallaqi i Lipjanit dhe zëvendëskomandantit të ZO Nerodimës, Imri Ilazi, në njëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Buja theksoi rëndësinë e kësaj beteje për historinë e luftës çlirimtare.