Sonte zhvillohen ndeshjet e fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror.
Në program janë shtatë ndeshje të planifikuara, atje ku pritet të mësohen edhe kombëtaret tjera të kualifikuara, raporton GazetaBlic Sport.
Ndeshjet më interesante do jenë mes Holandës dhe Norvegjisë dhe Malit të Zi dhe Turqisë.
Hoalndës i duhet patjetër rezultati pozitiv, sepse përndryshe rrezikon të mbetet krejtësisht jashtë Kupës së Botës, me Norvegjinë që poashtu në rast të fitores dhe një rezultati negativ të Turqisë ndaj Malit të Zi, do të kualifikohet direkt.

Këto pritet të jenë formacionet e mundshme të kësaj ndeshje.
Holanda: Biljow; Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Blind; Wijnaldum, F de Jong, Klaassen; Bergwijn, Memphis, Danjuma.
Norvegjia: Nyland; Pedersen, Strandberg, Lode, Meling; Normann, Thorsby; Odegaard, Thorstvedt, Elyounoussi; Sorloth.
/GazetaBlic Sport/


