Sporti

Holanda në epërsi ndaj Tunizisë, nuk ka gola tek ndeshja Japoni – Suedi

06/26/2026 01:50
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar pjesët e para të dy sfidave të Grupit F në Kupën e Botës 2026.

Në përballjen ndaj Tunizisë, holandezët kryesojnë me rezultatin 0:2 pas 45 minutave, falë një loje bindëse dhe dominimit të plotë në fushë. Me këtë epërsi, Holanda është shumë pranë sigurimit të vendit të parë në grup.

Ndërkohë, sfida mes Japonisë dhe Suedisë mbetet e hapur, pasi pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0:0.

Të dyja skuadrat kanë krijuar raste, por kanë dështuar t’i konkretizojnë ato, duke lënë gjithçka të hapur për 45 minutat e dyta.

/GazetaBlic Sport/