Sporti

Holanda në ankth, dëmtohet ylli i kombëtares dhe rrezikon pjesmarrjen në “EURO 2020”

06/05/2021 14:51
nga:Mergim Rreci

Ankth i madh tek Holanda.

Mbrojtësi i Juventusit, Matthijs De Ligt ka braktisur stërvitjen pas një dëmtimi, përcjell GazetaBlic Sport.

Shkalla e dëmtimit të tij nuk dihet ende dhe se në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë nesër me shumë gjasa do të mungojë.

Edhe në stërvitjen e parë të javës, mbrojtësi bardhezi kishte shfaqur probleme duke alarmuar kombëtaren portokalli për EURO 2020 e cila ngre siparin pas 6 ditësh.