Sporti

Holanda – Franca, Portugalia – Sllovakia, formacionet zyrtare nga dy ndeshjet

10/13/2023 20:13
nga:Mergim Rreci

Mbrëmjen e sotme luhen ndeshjet e radhës për kualifikueset e Euro 2024, sfida të cilat startojnë në orën 20:45.

E gjithë vëmendja është te sfida mes Holandës dhe Francës. Një klasike europiane e cila premton spektakël dhe gola.

Një tjetër ndeshje e rëndësishme dhe fortë është ajo mes Portgualisë dhe Sllovakisë. Iberikët janë në krye të grupit me 18 pikë, por Sllovakia e vendit të dytë kërkon fitoren për të shkuar në kuotën e 16 pikëve.

Austria dhe Belgjika do të ndeshen mbrëmjen e sotme, me dy kombet të cilat ndodhen me pikë të barabarta, duke ndarë kështu dy vendet e para të grupit.

Portugalia – Sllovakia, formacionet zyrtare