Sporti

Holanda fitore për infarkt, kapiteni “Van Dijk” shpëton në fund kombëtaren me golin ndaj Greqisë

10/16/2023 22:53
nga:L J

Një 11-metësh i fituar në fundin e sfidës dhe I shndërruar në gol nga Virgil van Dijk i dha fitoren Holandës në fushën e Greqisë dhe njëkohësisht vendin e dytë në Grupin B.

Një sfidë plot emocione, pasi një fitore e mundshme e Greqisë do ta nxirrte jashtë loje përfaqësuesen portokalli.

Duhet theksuar se Holanda pati mundësinë për ta mbyllur më herët takimin, por Wout Weghorst gaboi përballë Vlachodimos.

Gjithsesi, një tjetër 11-metërsh, jo pak i dyshimtë (u konfirmua nga sistemi VAR), i dha një tjetër shans Holandës, të cilin e shfrytëzoi mbrojtësi i Liverpoolit./ss