Sporti

Holanda fiton ndeshjen ndaj Ukrainës, emocione, spektakël dhe shumë gola na dhuroi kjo ndeshje

06/13/2021 22:52
nga:L J

Kombëtarja e Holandës ka shënuar fitore ndaj Ukrainës.

Holanda ka mposhtur Ukrainën me rezultatin 3:2, shkruan GazetaBlic Sport.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0, kurse në të dytën u realizuan pesë gola.

Wijnaldum dhe Weghorst shënuan fillimisht për Holandën, ndërsa Ukraina reagoi dhe barazoi rezultatin me golat e Yarmelenko dhe Yaremchuk.

Pak para fundit të sfidës, Holanda gjeti golin e tre pikëve me Demfries, i cili shënoi me kokë.

Holanda tani bashkë me Austrinë kanë nga tre pikë, kurse Maqedonia e Veriut dhe Ukraina janë pa pikë në grupin C.

/GazetaBlic Sport