Holanda ka fituar ndeshjen debutuese të Kampionatit Botëror ndaj Senegalit.
“Tulipanët” kanë arritur fitore me rezultat minimal 0-2, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e parë të këtij takimi e shënoi, Gakpo.
Gakpo realizoi në minutën e 84’të pas një harkimi nga Frenkie de Jong.
Për të vulosur gjithçka u përkujdes, Klaassen në sekondat e fundit të takimit.
/GazetaBlic Sport/