Sporti

Holanda dhe Kroacia ‘luftojnë’ sonte për një vend në finalen e Ligës së Kombeve

06/14/2023 08:21
nga:Mergim Rreci

Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kombeve.

Holanda dhe Kroacia do të luajnë në Rotterdam, me ndeshjen që luhet me fillim nga ora 20;45, shkruan GazetaBlic Sport.

Fituesi i këtij takimi në finale do të përballet me fituesin nga ndeshja tjetër mes Spanjës dhe Italisë.

Holanda e fitoi Grupin 4 të Ligës A duke fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e saj kundër; Belgjikës, Polonisë dhe Uellsit. ‘Tulipanët’ shënuan 14 gola në grupe, më shumë se çdo ekip tjetër në Ligën A.

Kroacia fitoi gjithashtu grupin e saj (Grupi 1 të Ligës A) duke mposhtur Francën, Danimarkën dhe Austrinë.

/GazetaBlic Sport/