Ka përfunduar edhe xhiroja e fundit e ndeshjeve në Grupin F të Kupës së Botës 2026, me Holandën dhe Japoninë që kanë siguruar kualifikimin në fazën me eliminim direkt nga pozitat një dhe dy.
Holanda e mbylli fazën e grupeve me fitore bindëse 3:1 ndaj Tunizisë, duke konfirmuar vendin e parë në grup.
Ndërkohë, dueli mes Japonisë dhe Suedisë u mbyll në barazim 1:1, rezultat që i mjaftoi japonezëve për të ruajtur vendin e dytë dhe për të siguruar biletën për në raundin e 32 skuadrave.
Me këto rezultate, Holanda e mbyll Grupin F në krye, ndërsa Japonia e ndjek nga vendi i dytë. Suedia pritet të jetë pjesë e fazës eliminuese nga pozita e tretë, ndërsa Tunizia e mbyll aventurën e saj në fund të renditjes.
/GazetaBlic Sport/


