Euro2024

Holanda – Anglia, formacionet e mundshme

07/10/2024 09:25
nga:Mergim Rreci

Sot mësohet edhe finalisti i dytë në ‘Euro 2024’.

Holanda dhe Anglia synojnë ‘biletën’ për finalen që zhvillohet të dielën në Berlin, shkruan GazetaBlic Sport.

Mbrëmë, Spanja e mposhti Francën dhe u bë kombëtarja e parë që siguron një vend për ndeshjen më të rëndësishme të vitit në nivel të kombëtareve në Evropë.

Anglia është e pamposhtur në 13 ndeshjet e fundit konkurruese, por që Holanda po kalon poashtu në një moment të jashtëzakonshëm.

Ky takim luhet me fillim nga ora 21:00, kurse këto pritet të jenë formacionet e dy kombëtareve:

Holandë: Verbruggen; Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Ake; Schouten, Reijnders; Malen, Simons, Gakpo; Depay

Angli: Pickford; Walker, Stones, Guehi; Saka, Mainoo, Rice, Trippier; Bellingham, Foden; Kane

/GazetaBlic Sport/