Manchester United ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Viktoria Plzen në rrethin e gjashtë të Ligës së Evropës, pasi triumfuan 2-1.
Pjesa e parë ishte e dobët nga të dyja skuadrat, përkundër se lëshuan raste të mira shënimi.
Në minutën e 48-të, Matej Vydra kaloi vendasit në epërsi, me një asistim të Sulc.
Por, Djajtë e Kuq i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Rasmus Hojlund.
United nuk u dorëzua dhe ia shkaktoi humbjen e parë në shtëpi Plzenit, pasi shënoi për 2-1 sërish me anë të Hojlund (88′).
Pas rrethit të gjashtë, United ka 12 pikë, ndërsa në rrethin e shtatë takohet me Rangers.