Manchester United arriti fitore 3-2 ndaj Bodo/Glimt.
Djajtë e Kuq fituan me përmbysje aty ku shkëlqeu, Rasmus Hojlund me dy gola të shënuar, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes Hojlund tha se sistemi i menaxherit të ri të United, Ruben Amorim i përshtatet më së miri atij.
“Ky sistem më kujton se si kam luajtur në Atalanta, më përshtatet shumë. Natyrisht që do të marrë kohë, por sot kemi parë tashmë disa modele. Ne duhet të ndërtojmë mbi të”, tha ai.
/GazetaBlic Sport/