Sporti

Hoffenheim uron treshen e Kosovës për playoff

11/16/2025 10:16
nga:Genita C

Klubi gjerman Hoffenheim ku edhe luajnë tre lojtarët e Kosovës: Leon Avdullahu, Albion Hajdari dhe Fisnik Asllani ka postuar një fotografi të lojtarëve nga ndeshja e djeshme kundër Sllovenisë.

Hoffenheim ka përgëzuar lojtarë si dhe Kosovën për sigurimin e fazës ” playoff” për Kupën e Botës duke thënë:

“Ëndrra për Kupën e Botës vazhdon, Fis, Leon dhe Albi siguruan biletën për në fazën e play-off për Kupën e Botës”.

Kosova mposhti Slloveninë në ndeshjen e djeshme me rezultat 2-0 me golin e Fisnik Asllanit dhe autogolin e mbrojtësit Karnicnik.