Sporti

Hoffenheim cakton çmimin për Fisnik Asllanin

12/25/2025 10:26
nga:Mergim Rreci

Fisnik Asllani vazhdon të tërheqë interesin e shumë klubeve evropiane për sezonin e ardhshëm të transferimeve. Sipas mediave, Hoffenheim ka vendosur që nuk do të pranojë oferta nën 50 milionë euro për kartonin e tij, duke e konsideruar Asllanin një nga asetet kryesore të skuadrës.

Interesi për sulmuesin kosovar është i madh: Barcelona e sheh si zëvendësues të mundshëm të Robert Lewandowskit, i cili pritet të largohet në verë, ndërsa Bayern Munich dhe disa klube nga Premier League gjithashtu e monitorojnë situatën e tij.

Kjo pasqyron formën e mirë që Asllani ka treguar këtë sezon në Bundesliga dhe dëshirën e tij për të luajtur në Champions League.

Edhe pse Asllani ka kontratë me Hoffenheim deri në vitin 2029 dhe klubi nuk e lëshon lehtë, ai mbetet një nga emrat më të përfolur për merkaton e ardhshme verore.