Lajme

Hodhi ujë drejt Edi Ramës, deputeti i PD-së Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca

07/23/2026 15:55
nga:Y I

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është përjashtuar nga seanca plenare.

Kjo pasi ky i fundit ka hedhur ujë në drejtim të Edi Ramës, teksa apo kryhej votimi i projektligjeve të rendit të ditës.

Ndërkohë që mazhoranca vijonte me votimet, opozita kishte bllokuar foltoren dhe bënte zhurmë duke i rënë tavolinave me sende.

Demokratët u ngritën në këmbë duke bllokuar foltoren dhe duke bërë zhurmë në shenjë revolte për të mos kaluar në votim direkt, që u bë me propozim të PS duke shmangur diskutimet pasi demokratët nuk po lironin foltoren.