Lajme

Hodaj: Në aktakuzën për Banjskën duhej të jenë emrat e atyre që u dhanë sulmuesve qasje në fonde publike

09/23/2024 22:16
nga:G B

Avokati Taulant Hodaj, tha se aktakuza e Prokurorisë Speciale për sulmin në Banjskë është e punuar mirë.

Ai shtoi se në aktakuzë bëhet edhe ndërlidhja e shtetit serb me grupin terrorist që kreu sulmin e 24 shtatorit.

”Mendoj se është shkruar mirë dhe ka prova bindëse, prova materiale, prova që shihen dhe kamera, dhe kjo nuk është shumë e vështirë, por pastaj është ndërlidhja, është dashur të identifikohen të gjithë ata se nuk janë rrëfyer, të gjithë të akuzuarit, nuk është ditur me emra mbiemra se cilët kanë marrë pjesë, por prokuroria ia ka arritur që t’i identifikoj të gjithë ata që kanë marrë pjesë, pastaj ta bëjë ndërlidhjen e tyre që janë 45 persona, ndoshta ka pasur më shumë, por këta janë identifikuar, pastaj ka bërë ndërlidhjen kontributin, apo ndihmën që i kanë dhënë strukturat e shtetit serb këtij grupi terrorist që është gjë e mirë”, tha Hodaj.