Sporti

Melo ‘sulmon’ Robinhon dhe Dani Alves: Nëse do i ndodhte vajzës sime do merrja hak personalisht!

03/27/2024 22:59
nga:Mergim Rreci

Ish-mbrojtësi i Inter-it dhe Juventus-it që tashmë luan me Fluminensen në Brazil, Felipe Melo ka folur së fundmi për dy ish-lojtarë brazilianë të cilët kanë kryer vepra të rënda siç është përdhunimi.

Në një prononcim të bërë për mediet, Melo u deklaruar publikisht kundër Dani Alves dhe Robinhos, të dy autorë në përdhunime.

“Dani Alves dhe Robinho duhet të bëjnë burgu, pasi e meritojnë! Ata duhet të paguajnë pasojat e veprimeve të tyre. Nuk më intereson se sa të famshëm janë apo se janë brazilianë si unë. Unë kam një vajzë 15 vjeçe dhe si baba e kuptoj se sa dhimbje të madhe shkaktojnë akte të tilla kriminale. Nëse unë do isha në vendin e baballarëve të atyre vajzave që janë përdhunuar, do të hakmerresha personalisht”-deklaroi ai.