Me kthimin e Carlo Ancelotti në Real Madrid një fytyrë tjetër e njohur mund të vendoset të kthehet tek klubi madrilen si ndihmës i tij.
Alvaro Arbeloa pritet të jetë asistent i tij tek “Los Blancos”, shkruan GazetaBlic Sport.
Arbeloa do të merrte detyrën nga Fernando Hierro dhe Zinedine Zidane, të cilët ishin ndihmësit e Ancelotti në aventurën e tij të mëparshme në klub. Zidane ishte pranë tij në sezonin e tij të parë, ku Real Madrid fitoi Copa del Rey dhe Champions League.
Zidane më pas mori detyrën e Castilla për sezonin 2014/15 dhe Hierro zuri vendin e tij.
Tani me Ancelottin që u kthye, Arbeloa besohet të jetë kandidati ideal.