Lionel Messi do të përballet sërish me rivalin Cristiano Rolando teksa Inter Miami përballet me Al-Hilal SFC dhe Al Nassr FC gjatë Kupës së Sezonit të Riadit në Arabinë Saudite.
Skuadra e Major League Soccer do të luajë të dyja miqësoret në Kingdom Arena në Riad, duke u përballur me Al-Hilal të hënën, më 29 janar, përpara se të përballet me Al Nassr tre ditë më vonë, përcjell GazetaBlic Sport.
Dy lojtarët janë përballur 36 herë në përgjithësi, me Messin që ka 16 fitore, nëntë barazime dhe 10 humbje.

/GazetaBlic Sport/


