Lajme

Inspektorati komunal në Mitrovicë të Veriut, ndërmerr veprime për të larguar nga tregu produkte ushqimore me afat të skaduar

08/19/2023 13:05
nga:Sh R

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq njofton se inspektorati komunal ka ndërmarrë veprime për të larguar nga tregu produkte ushqimore me afat të skaduar

Atiq njofton se kjo është bërë me kërkesën e qytetarëve.

“Me kërkesën e qytetarëve, inspektorati komunal në bashkëpunim me institucionet tjera gjatë ditës së shtunë ka ndërmarrë veprime për të larguar nga tregu produkte ushqimore me afat të skaduar”, njofton Atiq.

Ai ka thënë se janë të përkushtuar t që në komunën e tyre të kujdesen për shëndetin e qytetarëve.

“Edhe në ditët në vijim do të vazhdojnë inspektimet nëpër marketet e qytetit. Falenderojmë qytetarët për bashkëpunim me institucionin e komunës së Mitrovicës Veriore”, ka shkruar ai.