Sporti

Kepa gjithnjë e më pranë kalimit tek Napoli

08/02/2022 15:52
nga:Mergim Rreci

Ka raportime në rritje se Napoli mund të marrë portierin Kepa Arrizabalaga në huazim nga Chelsea me detyrim blerje.

Napoletanët po kërkojnë një portier të ri me përvojë dhe Kepa shihet si i duhuri, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas La Repubblica, Chelsea tani është i hapur për të lënë Kepa të largohet në huazim me detyrimin për të blerë në fund të sezonit.

Reprezentuesi spanjoll u nënshkrua për 80 milionë euro nga Athletic Bilbao në verën e vitit 2018 dhe kontrata e tij në Stamford Bridge zgjat deri në qershor 2025.

Megjithatë, ai mezi ka luajtur gjatë dy sezoneve të fundit, i ulur në stol nga paraqitjet e forta të Edouard Mendy.

/GazetaBlic Sport/